Dodik: Kur të dua e takoj Putinin (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 28.09.2022 20:27 nga Iliri Pireva 28.09.2022 20:27 Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës Milord Dodik bëri deklarata të fuqishme kundër perëndimit e pro Rusisë në një tubim katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë Bile, që është takuar shpesh me Vladimir Putinin, po e sheh si të mundur bashkimin e gjysmës së Bosnjës me Serbinë. “Dhe unë mendoj se ato kushtet e ndarjes po krijohen . Evropa është gjithnjë e më shumë në telashe. Amerika po humbet fuqinë e saj. Po krijohet një botë e re. Në atë botë është e rëndësishme që Republika Srpska të ketë Milorad Dodik i cili mund ta telefonoj Putinin dhe të takohet me të menjëherë nesër.” deklaroi Dodik, lideri separatist serb i Bosnjës: Udhëheqësi separatist serb i Bosnjës tha se më nuk aspiron rrugën e Bashkimit Evropain . “Mendoj se Bashkimi Evropian ishte një mashtrim i madh për ne në të kaluarën. 20 vjet na kërkuan gjëra dhe ky anëtarësim nuk ndodhi kurrë. Kjo do të ndalet pas këtyre zgjedhjeve.” Duke e quajtur Brukselin arrogant, Dodik tha se Rpublika Serbe ka miqësi të mjaftueshme me shtetet me qeveri anti-perëndimore.