Dobitë shëndetësore të karrotës NULL NULL 27.01.2019 11:00 27.01.2019 11:00 Përveç që konsumohen si ushqim, karrotat janë kultivuar për të shërbyer edhe si mjekim për trajtimin e shumë sëmundjeve. Më poshtë keni disa dobi që mund të merrni nga karrotat, transmeton Klan Kosova. Karrota ka më pak kalori dhe nuk përmban yndyrë. Përdorimi i tyre mund t’ju japë doza të larta të vitaminës A të cilat ndihmojnë për një lëkurë më të mirë. Karrotat gjithashtu janë të mira edhe për sytë sepse ato përmirësojnë shikimin. Përveç këtyre, disa studime kanë treguar se konsumimi i karrotave mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkrive dhe të gjirit.