DMX lirohet nga burgu NULL NULL 26.01.2019 14:00 26.01.2019 14:00 DMX është lënë i lirë. Artisti 48-vjeçar u lirua nga burgu të premten në mëngjes, sipas TMZ, transmeton Klan Kosova. DMX – emri i të cilit është Earl Simmons, ka qenë në burg gati një vit për evazion fiskal. Ai u dënua nga një gjykatës federal në marin e kaluar dhe u detyrua të paguante 2.3 milionë dollarë. TMZ raporton se ai tani duhet të hyjë në rehabilitim për abuzimin me substancat narkotike dhe shëndetin mendor. Në kohën e dënimit, reperi kërkoi falje për të gjitha duke thënë: ‘isha i ri, nuk po mendoja drejt’. Tani që ai është jashtë burgut, po planifikon të lëshojë një album të ri.