Djegia e një pjese të Comoditës, Gjini: Humbje për kompaninë, për Gjakovën e Kosovën NULL NULL 08.01.2026 20:14 08.01.2026 20:14 Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pasi një pjesë e “Comodita Home” në këtë qytet u kaplua sot nga zjarri. Përmes një postimi në Facebook, i pari i komunës tregoi se ishte i pranishëm teksa zjarrfikësit, policia dhe zyrtarët komunalë të emergjencave po luftonin me flakët. “Për disa orë, me zjarrfikësit, policinë dhe zyrtarët komunalë të emergjencave, edhe një herë isha dëshmitar i profesionalizmit dhe vetmohimit të tyre në luftë me flakët. Si pjesë e Devolli Group, është në krye të taksapaguesve që e mbushin arkën e shtetit. Në momentet kur po digjeshin miliona euro investime të kompanisë së tij, qartësisht i mërzitur, Shkëlqimi i falënderonte të gjithë për mundin dhe falënderonte Zotin që asnjë nga të punësuarit nuk kishte pësuar”, shkroi Gjini, përcjell Klankosova.tv. I njëjti tha se edhe në këto orë, zjarrfikësit po luftojnë për ta mbrojtur një nga pjesët vitale të prodhimit, e cila deri më tash nuk është dëmtuar. “Ditët e para të këtij viti ishin të vështira për Gjakovën. Do të punojmë që sa më parë të sanohen dëmet nga vërshimet. Shpresojmë që Comodita të arrijë t’i sanojë dëmet dhe ta rikthejë prodhimin. Një falënderim edhe për zjarrfikësit e komunave fqinje për solidaritetin dhe vetmohimin!”, shkroi Gjini. /Klankosova.tv