Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djaloshi nga qyteti i rrushit rikthehet në folenë e “Skifterëve”

NULL NULL
28.06.2024 20:23
Djaloshi nga qyteti i rrushit rikthehet në folenë e “Skifterëve”
Djaloshi nga qyteti i rrushit rikthehet në folenë e “Skifterëve”

Gjilani ka njoftuar se Kenan Haxhihamza është rikthyer në shtëpinë e tij. Futbollisti nga Rahoveci është bashkuar me ekipin pasi që ka nënshkruar kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2027.

“Haxhihamza e njeh mjaft mire ambientin pasi që mbrojti me krenari fanellën e klubit për tri edicione, nga viti 2016/2017 gjerë në edicionin 2019/20”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

27-vjeçari është produkt i klubit të Rahovecit, derisa karrierë ka bërë edhe te Ballkani dhe Dukagjini i Klinës, ekip me të cilin edhe pati paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

“Haxhihamza është uruar nga drejtori sportiv Ertan Demiri pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe së bashku janë zotuar se do punojnë maksimalisht për t’i realizuar objektivat e klubit”.

Përndryshe, Gjilani pritet të jetë ndër kandidatët kryesorë për titull, teksa si trajner e ka emëruar Ardian Nuhiun, i cili u zyrtarizua në fillim të muajit qershor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.