“Djalli” ekziston në Kinë NULL NULL 12.09.2015 22:37 12.09.2015 22:37 Mandatory Credit: Photo by Quirky China News / Rex Features ( 1137464e ) 101 Year Old Zhang Ruifang Who Has a Horn Growing From Her Head 101 Year Old Zhang Ruifang Who Has a Horn Growing From Her Head, Henan Province, China - 08 Mar 2010 Një grua nga Kina që është plot 101 vjeçare, i ka befasuar të afërmit e saj, pasi që në ballë i është rritur një bri 6 centimetra i gjatë. Dhe kjo nuk është e tëra. Duket se edhe në anën tjetër të ballit do t’i rritet një, raporton Metro, transmeton Klan Kosova. Centenarian Zhang Ruifang, nga fshati Linlou në Kinë, e kishte vërejtur këtë fenomen interesant së pari në vitin 2009, kur një njollë iu paraqit në anën e majtë të ballit. Djali i saj më i ri, Zhang Gouzheng, ka thënë se kur për herë të parë e vërejtën këtë ndryshim te nëna e tyre, nuk i kushtuan shumë vëmendje. Mirëpo me kalimin e kohës, briri filloi të rritet në kokën e saj, dhe tani është 6 centimetra i gjatë, ka thënë ai. Ky bri është konstatuar të jetë një tumor i kompozuar nga keratina, e njëjta substancë që përmbajnë edhe thonjtë, edhe është e zakonshme tek njerëzit e vjetër. Normalisht këto lloje brirësh janë më të vegjël dhe kjo situatë e ka bërë familjen të brengoset, sidomos tani që duket se edhe në anën pjesën tjetër të ballit gjyshes Zhang do t’i rritet edhe një bri.