Djali i Trumpit shpërndanë shakatë me të brendshmet e njerkës së tij pas bastisjes nga FBI (FOTO) NULL NULL 14.08.2022 11:13 14.08.2022 11:13 Djali i Donald Trumpit, Donald Trump Jr ka shpërndarë shakatë me të brendshmet e njerkës Melania, derisa familja reagon ndaj bastisjes së FBI-së. Të shtunën, Trump Jr shpërndau një foto qesharake të burri të ulur mes një grumbulli të brendshmesh, me mbishkrimin: “Federalët në dollapin e Melanias”. Shakaja ishte një reagim i supozuar ndaj kontrollit të FBI-së në shtëpisë së ish-presidentit amerikan dhe babait të tij, Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv. Bastisja raportohet se kishte për qëllim rikuperimin e dokumenteve që përmbajnë informacion të klasifikuar që u sollën në shtëpi pasi Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021. Gjatë kontrollit, autoritetet thuhet se gjetën një urdhër për faljen e Roger Stone dhe 11 kuti me dokumente të klasifikuara.