Djali i Maradonës krahason McTominay me babain e tij NULL NULL 23.03.2026 17:42 23.03.2026 17:42 Djali i legjendës Diego Armando Maradona ka bërë një deklaratë të bujshme për mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, duke thurr lëvdata të mëdha për të. Pas golit vendimtar ndaj Cagliari, ai u shpreh: “Pas babait tim, McTominay është lojtari më vendimtar në historinë e Napolit. Nëse Diego ishte Zot, atëherë Scott është Jezusi.” McTominay ka shkëlqyer që prej transferimit nga Manchester United në vitin 2024, duke u shpallur edhe Lojtari i Vitit në Serie A dhe duke hyrë në renditjen e Topit të Artë. Këtë sezon ai ka realizuar 11 gola dhe 4 asistime në 36 ndeshje.