Djali hapave të babait, Theo Messi shënon 11 gola në ndeshje NULL NULL 06.02.2025 14:14 06.02.2025 14:14 Lionel Messi, duket se do të lë pasues të denjë në futboll. Kjo pasi që djali i tij, Theo, duket se po shkon hapave të babait. Ai së fundmi la gjurmë të pashlyeshme në fushë me skuadrën e U-13 të Inter Miamit kundër Atlanta United. Djaloshi i shënoi hiç më pak se 11 gola, duke kontribuar në fitoren prej 12:0. I biri i fituesit të tetëfishtë të “Topit të artë”, do të ketë goxha rrugë të gjatë në karrierën profesionale. Por, si duket është duke shkuar në drejtim të duhur./ Klankosova.tv