Ditët e Kujtesës: Nderohen kundërshtarët e sistemit komunist në Shqipëri NULL NULL 24.02.2024 17:12 24.02.2024 17:12 Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës Ditët e Kujtesës në Shqipëri po vijojnë me performanca artistike në muzeun kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, të frymëzuar nga jeta dhe vepra e kundërshtarëve të diktaturës. Duke vënë përballë himnin e diktaturës me dënimet në mungesë lirie, një performancë solli në vëmendje veprat e atyre që qëndruan dhe u dënuan gjatë komunizmit, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Për një orë të plotë u tregua jeta nën diktaturë mes këngëve për lavdi të sistemit komunist në Shqipëri dhe dënimeve të pamëshirshme që ai jepte.