Ditë më parë u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë, vdes foshnja në Gaza NULL NULL 26.04.2024 12:14 26.04.2024 12:14 Foshnja që ishte nxjerrë e gjallë ditë më parë nga barku i nënës së vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, ka vdekur të enjten. Foshnja u nxor e gjallë përmes prerjes cezariane nga barku i një gruaje palestinez në një spital në Rafah, pak pas mesnatës të dielën. Megjithatë, ajo vdiq të enjten dhe është varrosur pranë nënës së vet, emrin e të cilës e kishte trashëguar, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv Foshnja Sabreen ishte në mesin e 16 fëmijëve që u vranë nga dy sulme ajrore në Rafah javën e kaluar. Të gjithë u vranë nga bombardimi që cak e kishte një bllok banimi ku jetonin ata.