Dita Ndërkombëtare e Konkurseve të Bukurisë NULL NULL 08.04.2022 06:30 08.04.2022 06:30 8 prilli shënon Dita Ndërkombëtare të Konkurseve të Bukurisë, në të cilat marrin pjesë vajzat dhe gratë në të gjithë botën. Kjo ditë shënohet për të inkurajuar vajzat e reja që të mendojnë të bëhet pjesë e këtyre konkurseve. Historia e konkursit të bukurisë daton që nga vitin 1839, mirëpo konkursi i parë i tillë u zhvillua në vitin 1921, përcjell Klankosova.tv. Ngjarja ka ndodhur në trotuarin e Atlantic City, ku konkursi i bukurisë përfshinte vajza nga mosha 17 deri në 25 vjeçare. Të gjitha ishin në garë për titullin e parë “Miss Amerika”. Konkursi i parë ndërkombëtar u mbajt 8 vjet më vonë në Galveston, Teksas, ku fituesja ishte nga Austria. Ky konkurs ndërkombëtar do të bëhej përfundimisht Konkursi i Miss Universe. Ndryshe, konkurset e bukurisë vazhdojnë të jenë shumë të njohura, disa të tilla si Miss Anglia, kohët e fundit kishin rreth 20 mijë aplikantë.