Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e Shëndetit: Matje sheqeri e gjaku falas në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 07.04.2023 20:31
matje sheqeri e gjaku ne shesh

Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë për nder të Ditës Botërore të Shëndetit, ngriti një tendë në sheshin e kryeqendrës duke ofruar dy shërbime bazike për disa orë, atë të matjes së tensionit dhe sheqerit.

Qytetarët ndonëse nuk e dinin arsyen e daljes së ekipeve shëndetësore, marrjen e shërbimeve në këtë mënyrë e pëlqyen.

Megjithëkëtë, të moshuarit kjo ditë i gjen me shumë pakënaqësi sa i përket shëndetësisë. Ankesat e tyre kanë të bëjnë me çmimet e shtrenjta të ilaçeve, kontrolleve dhe ekzaminimeve që i kryejnë në sektorin privat, derisa tregojnë se nuk kanë shumë njohuri se çfarë shërbimesh ofron më saktë Kujdesi Parësor i Prishtinës.

Për kreun e shëndetësisë të kryeqytetit, Izet Sadiku, pikërisht kjo dalje është njëra prej qëllimeve, informimi i qytetarëve për shërbimet që i ofron mjekësia familjare.

Nga drejtoria e QKMF-së në Prishtinë u bë e ditur se së fundmi 91 përqind të letrave të  kutive të ankesave janë falënderime, diku  5 përqind ankesa dhe 4 përqind kërkesa.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme