Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar të kaluarën NULL NULL 27.01.2026 17:06 27.01.2026 17:06 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke thënë se kujtojmë miliona viktima të pafajshme. Ajo përmes një postimi në “X” shkroi se nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin për të mos harruar kurrë të kaluarën. “Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit , ne kujtojmë miliona viktima të pafajshme të vrarë dhe të persekutuar gjatë Holokaustit. Ne nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për t’u ngritur kundër të gjitha formave të urrejtjes, sot dhe përgjithmonë”, shkroi Osmani./Klankosova.tv