Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në rrugët e Tiranës NULL NULL 12.09.2022 09:52 12.09.2022 09:52 Ditën e sotme ka pasur një shtim të fluksit të automjeteve nëpër rrugët e Tiranës, si në çdo ditë të parë të shkollës. Nga ana tjetër, Policia Rrugore e ka menaxhuar me sukses. Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kërkoi angazhim maksimal sa i përket fluksit të qarkullimit, për të mundësuar që të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në shkollë, të mos pengohen. Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit dhe bordet e prindërve, për të shmangur çdo fenomen që mund të cenojë rendin nëpër shkolla, shkruan A2Cnn.