Dita e bereqetshme e arrës (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 09.10.2022 20:26 nga Flamur Gajtani 09.10.2022 20:26 Qyteti i Suharekës shënoi këtë të diel ‘’Ditën e Arrës’’. Bereqetin e sivjetmë në këtë kulturë shkoi për ta parë të dielën edhe i pari i Bujqësisë, Faton Peci, ku në Dubravë u zotua se përkrahja e ministrisë që drejton nuk do të mungojë për këta sektorë. Atij dhe Qeverisë ku bënë pjesë, i kërkoi mbështetje nga Shoqata e Arrës që thanë se prodhimi vendor shpejt do ta zëvendësojë importin nga jashtë. Për plantacionin “Avni Rrustemi” që u tha se është shembull në rajon, veç mbjellja nuk mjafton por është dashur edhe investimi në makineri.