Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita Botërore e Shëndetit Mendor: Si të mbroni atë gjatë trajtimit të infertilitetit

NULL NULL
10.10.2021 18:55

Në të gjithë botën, shumë njerëz kalojnë nëpër procesin e trajtimit të infertilitetit, kur nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë natyrshëm.

Por, për disa njerëz kjo mund të dëmtojë shëndetin mendor, duke shkaktuar ankth dhe depresion.

Të dy partnerëve.

Dr.Aindri Sanyal, konsulente e fertilitetit në “Nova IVF Fertility Kolkata” shpjegon se ekzistojnë dy lloje të infertilitetit:

1.Steriliteti parësor

Pamundësia për të pasur fare fëmijë.

2.Steriliteti dytësor

Kur një grua nuk është në gjendje të krijojë ose të lindë një fëmijë pas lindjes së një apo disa fëmijëve.

Kjo mund të të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë kancerin, komplikimet nga shtatzënitë e mëparshme, uljen e prodhimit të spermës etj.

Si të mbroni shëndetin tuaj mendor

Sipas mjekut, është e natyrshme të ndjeni një sërë emocionesh gjatë trajtimit të infertilitetit, veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe që mund të ndikojnë në hormonet tuaja. Por, dështimi për t’i dhënë përparësi shëndetit mendor mund të ketë pasoja në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë punën, marrëdhëniet dhe shëndetin fizik.

* Pranoni stresin si normal

Pranoni që stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Nëse jeni duke përjetuar infertilitet dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, nuk keni kontroll apo aftësi për të ndikuar në rezultatin.

* Kujdesuni për vetën

Menaxhimi i shëndetit tuaj mendor kërkon më shumë sesa mjekim dhe terapi.

Ju duhet të bëni të gjitha gjërat që ju mbajnë të shëndetshëm, ndërsa i nënshtroheni trajtimit të infertilitetit, si dhënia e përparësisë atyre që ju pëlqen të bëni.

lajme të ngjashme