Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Distria fiton të bronztën në Tbilisi

NULL NULL
22.03.2024 15:02
disi tbilisi
Distria Krasniqi, e bronztë në Tbilisi. Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike, gjatë rrugëtimit drejt medaljes shënoi katër fitore, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale, kategoria -52 kg.

Ajo shtoi 500 pikë olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi dy fitore dhe u ndal në raundin e tretë, kategoria -57 kg.

Nesër garon Laura Fazliu, pasnesër Loriana Kuka. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme