Diskutimet për Ukrainën, Trump pranon telefonatë nga Tirana NULL NULL 16.05.2025 20:33 16.05.2025 20:33 Paqësorët e Evropës janë në një vend. E krejt këta, nga kryeqendra shqiptare, Tirana teksa diskutuan për të ardhmen e Evropës dhanë një mesazh për agresorin rus. Ai ka të bëjë me kthimin e menjëhershëm në tryezën e diskutimeve për arritjen e paqes me Ukrainën. Si francezi kërkuan mbi 40 liderë evropianë që morën pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Mirëpo, vetë i pari i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky është skeptik se diçka e tillë mund të ndodhë nga ana e presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin. Situatën e krijuar, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan e ka përshkruar si tejet kritike, ndaj paraqiti nevojën urgjente për pushimin e armëve. Sido që të shkohet tutje, një lider tjetër evropian tha se Ukrainës nuk duhet ti mungojë asnjëherë mbështetje e fortë politike, ekonomike, financiare dhe ushtarake. Ndërkohë, homologu britanik i Merz, Keir Starmer u kujdes t’ia kujtoi, Vlladimir Putinit që kundërshtitë që po i bën do t’i kushtojnë shumë. Krejt kjo çfarë u diskutua në këtu, sipas presidencës ukrainase iu përcoll nëpërmjet telefonit presidentit më të fuqishëm në botë, amerikanit, Dondald Trump.