Disi në gjysmëfinale e ka një kundërshtare goxha të fortë NULL NULL 28.07.2024 13:40 28.07.2024 13:40 Garat e Xhudos "Paris 2024" Xhudistja Distria Krasniqi, është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Krasniqi, tani është veç një hap larg nga sigurimi i njërës prej medaljeve, të artë ose argjendtë. Disi në gjysmëfinale do ta ketë një kundërshtare mjaft të fortë. E ajo është italianja, Odettte Giuffrida. Përballja mes tyre pritet të zhvillohet sot pas orës 16:00. Mbetet të shihet nëse xhudistja kosovare do të arrijë suksesin e olimpiadës “Tokyo 2020”, ku kishte arritur ta ‘rrëmbente’ të artën, në kategorinë deri në 48 kilogramë, veçse tani këtë sukses po e synon në kategorinë deri në 52 kilogramë.