Disa të arrestuar pas protestave masive në Sidnei për masat izoluese të qeverisë NULL NULL 24.07.2021 13:34 24.07.2021 13:34 Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Sidneit dhe qyteteve të tjera australiane, për të protestuar kundër kufizimeve të bllokimit mes një rritjeje tjetër të rasteve, me ç ‘rast policia bëri disa arrestime pasi turmat depërtuan nëpër barriera dhe hodhën shishe plastike dhe bimë. Protestues të maskuar marshuan në Parku “Victoria” të Sidneit duke mbajtur tabela që kërkonin “liri” dhe “të vërtetën”, e në të cilat po ashtu shkruhej: “Kjo nuk ka të bëjë me virus, por ka të bëjë me kontrollin total të qeverisë ndaj njerëzve”. Policia konfirmoi se një numër arrestimesh ishin bërë pasi objektet u hodhën në drejtim të oficerëve, shkruan AP, përcjell KlanKosova.tv Policia e Uellsit të Ri Jugor ka thënë se njeh dhe mbështet të drejtat e fjalës së lirë dhe tubimit paqësor, por protesta ishte shkelje e urdhrave të shëndetit publik. Protesta vjen pasi numrat e rasteve me COVID-19 në Uellsin e Ri arritën një rekord tjetër me 163 raste të reja në 24 orët e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025