Disa persona të therur dhe një i plagosur në një qendër tregtare në Sidnej NULL NULL 13.04.2024 09:12 13.04.2024 09:12 Foto: The New Zeland Herald Një burrë u qëllua dhe disa të tjerë u theren me thikë në një qendër tregtare në Sidnej të Australisë të shtunën, tha policia. Shërbimet e urgjencës u thirrën në Westfield Bondi Junction pas raportimeve, tha në një deklaratë Policia e New South Wales. “Njerëzve u kërkohet të shmangin zonën”, thuhet në deklaratë. “Hetimet në lidhje me ngjarjen janë duke vazhduar dhe nuk ka detaje të tjera”, transmeton Klankosova.tv. Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare pas incidentit, raportoi faqja e lajmeve news.com.au. Transmetuesi shtetëror ABC raportoi se disa njerëz mbetën të bllokuar brenda. Dy dëshmitarë i thanë Reuters-it se dëgjuan të shtëna.