Disa metoda efektive natyrore për flokë të gjatë dhe plot shkëlqim NULL NULL 15.09.2021 17:19 15.09.2021 17:19 Aspekti më i rëndësishëm i përmirësimit të rritjes së flokëve është t’i kushtoni vëmendje dietës suaj, thonë ekspertët. Kjo dietë duhet të përmbajë proteina, vitamina dhe minerale adekuate si hekur dhe zink. Vitamina B7, e njohur edhe si biotin, është po ashtu shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B7 gjenden në të verdhën e vezës, avokadon, bajamet, lulelakrën, kërpudhat dhe patatet e ëmbla. Hani një tas të vogël me filiz çdo ditë, pasi përmban aminoacide, të cilat nxisin rritjen e flokëve të shëndetshëm, përcjell Klankosova.tv Ekspertët sjellin edhe disa këshilla bukurie për të pasur flokë të shëndetshëm: Aplikoni qumësht kokosi në flokë. Lëreni brenda natës dhe pastaj në mëngjes i lani. Lëngu i qepës i aplikuar në lëkurën e kokës thuhet se ndihmon në rritjen e flokëve pasi qepët kanë squfur. Edhe pasta e bërë nga gjethe kerri me kos ndihmon në përmirësimin e strukturës dhe rritjen e flokëve. Rrihni një vezë me dy lugë vaj susami. Aplikojeni në flokë dhe mbështillni një peshqir të nxehtë për 10 minuta. Dy herë në javë, shtoni vaj kokosi në gjethet e freskëta të kerri dhe ziejini derisa të formohet një mbetje e zezë. Ftoheni përzierjen dhe aplikojeni mbetjen në lëkurën e kokës. Mbajeni për një orë dhe më pas lajeni. Përveç proteinave, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme të merrni edhe vitaminë C, acide yndyrore Omega 3 dhe hekur në dietën tuaj të rregullt.