Disa këshilla se si të realizoni foto perfekte me ndihmën e Galaxy Z Flip5 NULL NULL 10.08.2023 13:22 10.08.2023 13:22 Samsung ka prezantuar së fundmi gjeneratën e pestë të serisë Galaxy Z Flip, i cili vjen me veçori të përmirësuara jo vetëm në dizajn, por edhe në sistemin operativ, për të ofruar përvoja të pakrahasueshme. Galaxy Z Flip5 me madhësinë e një xhepi është pa dyshim smartphone ideal për të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografive. Kjo sepse gjenerata e re e serisë Galaxy Z Flip5 vjen me një sistem të përmirësuar kamerash, ndërsa forma e tij e palosshme ju jep hapsirë të shkrepni foto fantastike nga çdo kënd. Ne ju listojmë disa këshilla se si mund të realizoni fotografi fantastike me ndihmën e serisë së re Galaxy Z Flip5. Fotografi selfie me cilësi fantastike Forma e pakrahasueshme e Galaxy Z Flip5 ofron më shumë mundësi për përdoruesit, falë dritares së re Flex Window, e cila në këtë gjeneratë vjen me përmasa më të mëdha, përkatësisht 3,4”. Tani mund të kryeni më shumë funksione nga ekrani i Galaxy Z Flip5, edhe kur pajisja është e mbyllur. Gjithashtu, dizajni elegant dhe kompakt e bën këtë smartphone ideal për të kapur foto selfie, kjo për faktin se tani mund të shkrepni direkt nga Flex Window fotot tuaja apo të rregulloni cilësimet e ndryshme, pa pasur nevojë për të hapur telefonin. Sistemi i kamerave i përmirësuar i Galaxy Z Flip5, me kamerën e përparme 10 MP dhe një kamerë Ultra Wide 12 MP, nuk ju lë hapisirë për t’u shqetësuar mbi cilësinë e fotove. Kamerat kryesore mund të qasen lehtësisht edhe kur smartphone është i mbyllur, duke ju dhënë mundësinë të shkrepni foto ose të bëni video nga kënde të ndryshme. Tani nëpërmjet opsionit Flex Cam ju mbetet të kujdesi vetëm për pozat e fotove tuaja. Bëhuni kreativë Vera është kohë e përsosur për të krijuar foto dhe video të pazakonta dhe shpesh abstrakte. Për këtë, ju vjen në ndihmë smarphone Galaxy Z Flip5, me të cilin mund të realizoni fotografi fantastike, pa u ndjerë të limituar. Sistemi i kamerave Flex Cam adaptohet lehtësisht me nevojat e përdoruesve. Duke ditur dinamikën e aktiviteteve gjatë stinës së verës, ju do të keni më të lehtë të bëni fotografi të përsosura, pa pasur nevojë të mbani me duar pajisjen apo nëse doni të shkrepni fotografi me të gjithë familjen tuaj, kjo falë formës që e posedon. Për më tepër, opsioni Super Clear Lens ulë ndiçimin e tepërt që krijohet prapa portretit tuaj, duke eliminuar kështu turbullimet e fytyrës nëpër fotografi. Foto të qarta edhe në dritë të ulët Nëse gjatë ditës çdo detaj rrëzëllen nga shkëlqimi i dritës, fotot e natës janë të veshura paksa me mister. Me Galaxy Z Flip5 imazhet do të kenë të njëjtën cilësi, kjo falë jo vetëm sistemit të përmirësuar të kamerës, por edhe opsionit Nightography 4K në 60 fps, me të cilin mungesa e dritës së diellit nuk do të dallohet te shkrepjet e fotografive. Gjithashtu, edhe opsioni Auto Framing ju ndihmon të shkrepni foto apo video të qarta edhe nëse jeni në lëvizje, duke siguruar stabilitet automatik. Për më shumë informacion rreth pajisjeve të reja Samsung, klikoni linkun.