Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diplomohet me 94 vjet

NULL NULL
13.05.2015 12:22
Kurrë nuk është vonë për t’u diplomuar. 94 vjeçari, Anthony Brutto, e ka jetësuar thënien “më mirë vonë se kurrë”.

Që të bëhesh me diplomë universitare, të duhet 3 ose 4 vjet. Mirëpo kur 94 vjeçari, Anthony Brutto, të diplomohet të këtë të Diele, do të përmbyllë një 75 vjet në studime.

90 vjeçari do të bëhet me diplomë bachelor nga “West Virginia University”, pikërisht në po të njëjtin universitet ku kishte filluar studimet në vitin 1939.

Në atë kohë, sipas njoftimit të zyrtarëve të universitetit, çmimi për një vit shkollim ishte 31 funta. Tani atij studimet i kanë kushtuar shumë më shtrenjtë, por Anthony Brutto nuk është penduar. Mendon se ia ka vlejtur çdo qindarkë.

Brutto thotë se ka qenë shumë e rëndësishme për të që të diplomohet dhe se planifikon që të nisë edhe studimet master.

Fillimisht Brutto kishte planifikuar që të diplomohej në një periudhë 4 vjeçare, por pasi Amerika kishte zbarkuar me ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai iu ishte bashkuar trupave ushtarake.

lajme të ngjashme