Diola falënderon prindërit e Erolldit: Lindën e rritën një njeri me zemër të artë, siç je ti NULL NULL 14.03.2025 12:35 14.03.2025 12:35 Diola dhe Erolld Diola Dosti ka ndarë një urim të veçantë me rastin e shënimit të ditëlindjes së partnerit të saj, Erolld Belegu. Ajo jo vetëm që ia uroi më të mirat të dashurit, por i falënderoi edhe prindërit e tij, pasi janë ata që e lindën e e rritën, transmeton Klankosova.tv. “Në një ditë si kjo lindi njeriu që më mbush qelizat e mia me lumturi, dashuri dhe paqe. Faleminderit që je miku i zemrës, krahu im i djathtë, motivi për të besuar në dashurinë e maturuar. Jam e bekuar që je pjesë e jetës sime, e familjes time dhe që kam fatin të kem mrekullinë e 8-të të botës në zemrën time” “Të dua shumë, gëzofshim e festofshim edhe 10 vitet e ardhshme”. “Dua të falënderoj edhe prindërit e tu që lindën e rritën një njeri me zemër të artë, siç je ti”, ka shkruar Dosti. View this post on Instagram A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)