Dikush ende nuk e po e njeh rokeren Lennox, i ofron promovim talenti! NULL NULL 02.07.2017 14:59 02.07.2017 14:59 Diva e njohur e rockut, Annie Lennox, ka shitur më shumë se 80 milionë albume duke arritur rekord në industrinë e muzikës. Por ndonëse Lennox ishte fituese e Grammys dhe Brit Awards e po ashtu është mjaft e famshme, duket se nuk i mjaftonte dikujt që ajo ta gëzonte talentin e saj, transmeton Klan Kosova. Kjo pasi në një status të saj të publikuar në facebook, pasqyron Kylie, një koordinatore të një radioje e cila duket se nuk njeh aspak për të arriturat e këngëtares Annie. Ajo i ka dërguar një mesazh asaj, duke i kërkuar singlet e këngëtares për ta promovuar pasi Lennox i dukej këngëtare e talentuar por e panjohur, transmeton Klan Kosova. Tutje në mesazhin e saj Lennox i kërkoheshin këngët e saj për programin e tyre si ofertë për ta promovuar më tutje pasi shihej që ajo kishte potencial! Ndërkohë për mesazhin e saj të dërguar, ka bërë të ditur vet këngëtarja e hiteve më të mëdha, pasi e ka publikuar me shaka tërë letrën që ishte nisur në adresë të saj, transmeton Klan Kosova. ”Mendoj se unë kam një shans tashmë?” u thotë fansave të saj Lennox, duke iu referuar mesazhit me ofertën promovuese për talentin e saj! Duke komentuar me fansat e saj të llogarisë facebook, ajo ka bërë të ditur se në vit pranon qindra mesazhe të tilla të cilat i ka quajtur ”kompani mashtrimi” të cilat kërkojnë të kenë qasje deri tek të dhënat e bizneseve të ndryshme. Këngëtarja Anne me anë të një komenti të tillë ka paralajmëruar të gjithë që të kenë kujdes nga mesazhet e tilla, duke apeluar që ofertat e tilla ”promovimi” të hidhen në kosh plehrash!