Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, arsyeja s’dihet NULL NULL 17.03.2024 15:53 17.03.2024 15:53 Foto ilustruese e djegies së veturës. Vetura e një qytetari serb është djegur në orët e para të së dieles. Rasti ka ndodhur në Leposaviq, rreth orës 03:00 të mëngjesit. Lidhur me këtë ngjarje detaje për Klankosova.tv ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun Veton Elshani. Elshani tha se nuk kanë identifikuar ende ndonjë të dyshuar. “Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, tha ai për Klankosova.tv