Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet pullazi i një ndërtese në Ferizaj, evakuohen me kohë të gjithë banorët

NULL NULL
18.01.2025 13:23

Pullazi i një ndërtesë në Ferizaj është përfshirë nga flakët mesnatën e së shtunës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia e NJRSh-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt, kanë reaguar menjëherë duke i evakuuar të gjithë banorët.

“Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Veseli tha se në lidhje me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe nën autorizimin e tij kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e incidentit.

lajme të ngjashme