Digjet një veturë me targa të Serbisë në Mitrovicë NULL NULL 13.11.2022 11:00 13.11.2022 11:00 Në jug të Mitrovicë është djegur një veturë me targa të Serbisë. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë”, bën me dije policia në raportin 24 orësh. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve dhe ka arritur të lokalizojë zjarrin. “Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia. /Klankosova.tv/