Digjet një stallë në Prishtinë, shpëton i moshuari që gjendej brenda saj (VIDEO) NULL NULL 04.04.2026 12:37 04.04.2026 12:37 Detaje të reja kanë dalë lidhur me një objekt në rrugën “Ardhmëria” në Prishtinë e cila u përfshi nga zjarri pas mesnatën e së shtunës. Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se në objekt banonte një person i moshuar mbi 70 vjeç, me inicialet R.B., i cili ka arritur të dalë pa lëndime, pasi fillimisht ka vërejtur zjarrin dhe ka kërkuar ndihmë. Banorët e zonës kanë reaguar menjëherë duke njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në vendngjarje. Por, për shkak të përhapjes së flakëve, ekipet emergjente janë angazhuar për pothuajse 3 orë për ta vënë situatën nën kontroll. Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme: