Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet një shtëpi në Miradi të Epërme, i dyshuari përfundon në mbajtje

NULL NULL
17.04.2026 09:57
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një shtëpi është përfshirë nga flakët paraditen e së enjtes në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale, por pa raportime për të lënduar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 prill 2026 rreth orës 10:39, kur është raportuar se një shtëpi, pronë e një burri kosovar, është kapluar nga zjarri. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një person i dyshuar, i cili sipas autoriteteve ka aftësi të kufizuara mendore, raporton KlanKosova.tv.

I dyshuari fillimisht është dërguar për trajtim dhe kontroll mjekësor në repartin e psikiatrisë. Pas vlerësimit mjekësor, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

“Fshati Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 16.04.2026-10:39. Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar me aftësi të kufizuara mendore. I dyshuari fillimisht është dërguar në psikiatri për kontroll mjekësore, e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme