Digjet një barnatore në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL 14.11.2020 18:36 14.11.2020 18:36 Sot rreth orës 18:00, një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, është përfshirë nga flakët. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi. Sipas tij, nuk ka persona të lënduar nga ky rast. “Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025