Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjen dy shtëpi në Shkodër e Has, lëndohen dy persona

NULL NULL
03.07.2018 21:02

Dy shtëpi janë djegur në Shkodër dhe Has. Përveç dëmeve materiale, mësohet se nga zjarri i rënë në banesën në Shkodër, janë dëmtuar dy të moshuar.

Mësohet se të dy zjarrë-rëniet, kanë qenë akdientale.

Njoftimet e Policisë

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02. 07. 2018, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në banesën e shtetasit M. B., vjeç 72, nga rrjedhja e një bombole gazi, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi dhe janë dëmtuar, shtetasit M. B., dhe S. B., vjeçe 68, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 02. 07. 2018, në banesën e shtetases S. M., vjeçe 42, banuese në fshatin Brenogë, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale./syri.net

lajme të ngjashme