Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë NULL NULL 09.07.2024 10:24 09.07.2024 10:24 Dy kamionë janë djegur dhe një veturë është dëmtuar në orët e para të së martes në veri. Rasti konkretisht ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani tha se nga ky rast nuk ka asnjë të lënduar dhe se rasti është cilësuar si “zjarrvënie”. “Sot në mëngjes pak para orës 01.00 policia e kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimt kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, tha Elshani.