Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diferenca në mes meshkujve dhe femrave

NULL NULL
03.11.2015 12:35

– Seksi, emocionet, shijet, truri, aftësia…janë shumë të ndryshme mes dy gjinive njerëzore. Nga “Focus” ju sjellim disa karakteristika interesante, të cilat diferencojnë seksin femëror nga ai mashkullor, të provuara shkencërisht.

Kuptimi i të bukurës është shumë i ndryshëm mes meshkujve dhe femrave; është aq shumë i ndryshëm, saqë në të dy sekset lidhet me aktivitetet e trurit. Këtë e konfirmojnë studime të fundit të cilat lidhen me sjelljet mendore.

Shikimi i veprave të artit, i pasazheve të pëlqyeshme dhe në përgjithësi i gjërave të bukura aktivizon zona të ndryshme të trurit; ndërkohë që te femrat aktivizohen të dy pjesët ballore, te meshkujt vetëm ana e djathtë. Ky ndryshim mund të jetë si pasojë e evolucionit njerëzor.

– Meshkujt janë më bashkëpunues sesa femrat. Një studim i Universitetit të Harvardit i publikuar në “Current Biology” thotë se femrat dhe meshkujt janë po aq bashkëpunues me kolegët e të njëjtit seks, por kur futen në lojë faktorë hierarkikë, gjinia mashkullore është më bashkëpunuese.

– Shqisat nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë te meshkujt dhe femrat. Për shembull, aftësia për të kujtuar aromat është më e zhvilluar te femrat për shkak të zhvillimit tëcorpo calloso (strukturë nervore që lidh dy hemisferat cerebrale).

Po kështu, ato “fitojnë” edhe te kujtesa vizuale. Ndërkohë, për sa i përket dëgjimit, janë meshkujt ata të cilët përqendrohen më shumë, duke përjashtuar mendërisht çdo zhurmë rreth tyre.

– Aftësia për të falur u përket më shumë femrave. Meshkujt, në përgjithësi, kanë më shumë vështirësi për të falur këdo që u ka hyrë atyre në hak. Kjo ndoshta lidhet me kohën e fëmijërisë, ku në të shumtën e rasteve djemtë shihen si më superiorë.

– Femrat u kushtojnë më shumë vëmendje shikimeve dhe fytyrës së të panjohurve. Meshkujt nuk janë shumë të aftë në këtë drejtim.

– Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e femrave kanë fantazi seksuale ndaj 71% të meshkujve. Sipas disa teorive, kjo diferencë shpjegohet me arsye evolutive: fantazitë i mbanin meshkujt më të gatshëm për të kapur që në ajër rastet për çiftëzim.

– Meshkujt dhe femrat reagojnë ndaj stresit në mënyra të ndryshme, ku të parët i mëshohen më lehtë shishes së alkoolit në situatat të cilat gjenerojnë ankth.

Sipas një studimi, glukoza e pranishme në gjak, furnizon energjitë e nevojshme për të përballuar detyrat stresante. Por kur i ezaurojnë këto “rezerva” natyrale, meshkujt nuk arrijnë të mbajnë vetëkontrollin dhe gjejnë shpëtim tek alkooli.

-Por përse meshkujt nuk pyesin kurrë për drejtimet e rrugëve, ndërsa femrat e bëjnë këtë gjë gjithmonë? Mbase kjo varet nga kujtesa e tyre “vertikale”. Kur arrijnë në një vend të ri (për shembull në një qytet), femrat kanë tendencë të përdorin më shumë pikat e referimit të ndeshura përgjatë ecjes. Meshkujt ndërkohë kujtojnë drejtimin në të cilin lëviz trupi i tyre dhe për sa kohë janë zhvendosur./ Gazeta Shqip

lajme të ngjashme