Dietat pa karbohidrate ulin jetëgjatësinë NULL NULL 17.08.2018 17:42 17.08.2018 17:42 Dietat me nivele të ulëta të karbohidrateve mund të ulin jetëgjatësinë deri në katër vjet, ka sugjeruar një studim i realizuar së fundmi. Dietat e tilla, siç mund të jetë Atkins, janë bërë tejet popullore për humbjen e peshës si dhe janë treguar premtuese për uljen e rreziqeve nga disa sëmundje. Megjithatë një studim i realizuar në SHBA, i cili është zhvilluar brenda 25 vjetësh, tregon se konsumimi i moderuar i karbohidrateve apo zëvendësimi i mishit me bimë që kanë yndyra dhe proteina është më e shëndetshme.