Diddy i ra pishman qe nuk u martua me Kim (FOTO) NULL NULL 30.03.2019 16:00 30.03.2019 16:00 Ish e dashura e artistit amerikan – Diddy, Kim Porter, ndërroi jetë papritur në nëntor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ai ka bërë shumë postime për të në Instagram, duke treguar se sa shumë i mungon. Ata ishin në lidhje për më shumë se një dekadë dhe kanë edhe tre fëmijë së bashku, po asnjëherë nuk u martuan. Për këtë shkak, një person sot Diddy-n e quajti njeri fals, pas dedikimit të fundit që ky i bëri në Instagram. “Dhe ti asnjëherë nuk je martuar me të? Pseeeeee???? Po e thash…. Ti je fals… Mendimi im”, i shkroi komentuesi, të cilit reperi i ktheu këtë përgjigje: “Asnjëherë nuk jam fals. Nuk isha i gatshëm dhe kaq. Jam i gatshëm tani por është shumë vonë. Ti mos u bëj si unë”, i tha Diddy.