Diçka për seksin në letërsinë shqipe NULL NULL 28.05.2016 13:32 28.05.2016 13:32 Kishim gjetur, meshkuj e femra, të torturuar nga nevoja biologjike, në libra si “Sikur t’isha djal”, “Lulja e kujtimit”, “Lumi i vdekur” etj., ishte kjo letërsia ku konsumohej (lexo: krijohej me mund akti seksual përmes imagjinatës së lexuesit). Si të ‘korruptuar’ përjetë nga televizioni, më të padurimshmëve, kjo letërsi i tingëllonte në impotencë, ejakulim ‘pastërtie’ të dhunshme përkundër nevojës biologjike. Ishim të rinj, brenda vorbullës së natyrës. Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë, botërorë, është një prej shkrimtarëve të mi të preferuar. Tërë krijimtaria e tij është një marrëdhënie dashuri – urrejtje (më shumë urrejtje) me mentalitetin e jevrejëve në Amerikë, mentalitet konservativ, i mbyllur hermetikisht brenda vuajtjes kolektive në histori. Në fillim të krijimtarisë së tij Roth zgjedh të ‘kapet’ me kompleksin e të pangopurit me seks, në Ankesa e Portnoit, rishtas përkthyer në shqip, për të depërtuar në ‘mekanizmin’ e seksit, brenda një shoqërie aq të ngjashme me ne, për nga konzervatizmi dhe ndarja aq ‘primordiale’ e së bardhës nga e zeza, e mira sipas kolektivit dhe e keqja. Në fund të karrierës aktive, Philip Roth si shkrimtar që e ka trajtuar seksin për një jetë të tërë në krijimtarinë e tij, thotë se seksi – as erotika, as pornografia – si veprim, është ‘metaforë e jetës’. Si minoren, edhe si fëmijë, të ‘habitur’ (filozofikisht) si njerëzim para televizionit (si tash para kompjuterit), ishim të ekspozuar ndaj gjithfarë ‘eksperimentesh’ (bëhet fjalë për shfaqjet televizive të viteve ’70-’80 të shekullit të kaluar): prej Twilight Zone (eksperimentim fascinant i shkrimtarëve të arrirë amerikanë), e deri tek eksperimentimet seksuale të ish-Jugosllavisë. Secila më interesante se tjetra, me gjithë dhunën filozofike të Twilight Zone dhe asaj morale të seksit në filmat e produksionit jugosllav. Si pasojë e kësaj së dytës, seksi, zhveshur erotike dhe pa qëllim pornografie, ne minorenëve, sidomos trajtuar atë si diçka që ‘nuk’ përmendet, nuk flitet për, mësohet për dhe ndoshta, nuk bëhet, në mesin e shqiptarëve (ishte aq i “dëmshëm”), dhe sidomos duke qenë se paraqitej si njëlloj pushteti i mashkullit ndaj femrës, njëlloj ‘arme’, na dukej: sëmundje, serbe, fëlliqësinë e domosdoshme. Ashtu dhe trajtoheshin femrat, ashtu dhe i ndodh shoqes së tre personazheve të tregimit të mrekullueshëm të Kadaresë. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.