Diaz-it nuk i duket reale përballja McGregor-Cerrone NULL NULL 19.01.2020 10:14 19.01.2020 10:14 Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, ka dhuruar spektakël sot në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara duke mposhtur kundërshtarin e tij, Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], brenda një kohe prej vetëm 40 sekondash. Mirëpo ish-kundërshtari i tij Nate Diaz, nuk duket se ka qenë i impresionuar nga paraqitja e sotme e irlandezit, shkruan Klan Kosova. Madje ai në llogarinë e tij në Twitter, e ka cilësuar të gjithë këtë ngjarje si të rrejshme. This shits alll fake — Nathan Diaz (@NateDiaz209) January 19, 2020 Kujtojmë se McGregor dhe Diaz janë përballur dy herë deri tani dhe ka shumë gjasë që të përballen sërish. Për t’u informuar më shumë rreth ndeshjes McGregor-Corrone, klikoni në linkun e mëposhtëm. McGregor brenda 40 sekondave e “neutralizon” Cerrone-n (FOTO/VIDEO) klankosova.tv