Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McGregor brenda 40 sekondave e “neutralizon” Cerrone-n (FOTO/VIDEO)

NULL NULL
19.01.2020 07:27

Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, është rikthyer fuqishëm në kafaz pas një pauze që zgjati gati një vit e gjysmë.

Gladiatori irlandez pas disa sfidave, iu kthye sërish tetëkëndëshit kështu duke e mposhtur kundërshtarin e tij Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], brenda një kohe prej vetëm 40 sekondash.

Spektakli është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në orët e hershme të mëngjesit, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se dyluftimi i tij i fundit që u zhvillua më 7 tetor të vitit 2018, kundër kundërshtarit rus Khabib Nurmagomedov, rezultoi me humbjen e irlandezit dhe më pas me një përleshje masive në tetëkëndësh mes dy grupeve që ndodheshin aty për t’i mbështetur gladiatorët e tyre.

Pas përleshjes me Nurmagomedov , McGregor është dashur të ballafaqohet me Gjykatën Amerikane për shkak se i njëjti është akuzuar për sulm dhe për shkatërrimin e telefonit të një tifozi.

Kështu ai u ndëshkua edhe nga UFC – gjë që rezultoi me mosparaqitjen e tij në tetëkëndësh për një kohë të gjatë.

Mirëpo tani famëkeqi irlandez i është kthyer fuqishëm sportit që di ta bëjë më së miri, kështu duke mposhtur amerikanin Corrone dhe duke dhuruar një spektakël të shkurtër, por mbresëlënës.

https://www.youtube.com/watch?v=mSOCCtq8BNQ

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.