Diaspora, blerësja më e madhe e patundshmërive NULL NULL 11.08.2022 13:51 11.08.2022 13:51 Diaspora e zë vendin më të lartë të investimeve të huaja. Këto investime kryesisht bëhen në patundshmëri. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja direkte në vitin 2021 kanë pasur vlerën e mbi 400 milionë eurove. Nga to 380 milionë shkojnë në sektorin e patundshmërive. Investimet e huaja në sektorin e patundshmërisë, sipas BQK-së pothuajse dyfishuan pjesëmarrjen nga 58.2 për qind në 92.6 pёr qind në vitin 2021. Por, ky mekanizëm financiar ka parashikuar se sektori i ndërtimit dhe i patundshmërive do të përballet me probleme financiare për shkak të rritjes së kostove të produkteve dhe pasigurisë në lëvizjen e çmimeve. Sipas këtij institucioni, në tremujorin e tretë të këtij viti, përkeqësimi i situatës në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërive do të jetë më evident për shkak të pasigurive rreth sjelljes së diasporës kosovare dhe efektit të tyre të lartë në ekonominë e vendit.