Dialogu Kosovë-Serbi, shqiptaro-amerikanët me letër i drejtohen Trumpit (DOKUMENT) NULL NULL 14.05.2020 23:45 14.05.2020 23:45 "Sidoqoftë, këto të arritura mund të njollosen shkaku i qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ndoshta nga Shtetet e Bashkuara – të gjitha në emrin tuaj”. Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një letër Presidentit amerikan, Donald Trump, ku i ka shprehur shqetësimet e tyre lidhur me qasjen amerikane rreth dialogut Kosovë – Serbi. Në dokumentin që e ka siguruar Klan Kosova, ndër të tjera shkruan se sukseset e komunitetit ndërkombëtar që janë arritur për 20 vjet në Kosovë, “mund të njollosen shkaku i qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ndoshta nga Shtetet e Bashkuara – të gjitha në emrin tuaj”. “Jemi duke ju shkruar për të shfaqur një shqetësim serioz ndaj politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në drejtim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Siç e dini edhe ju, liria dhe ndërtimi i shteteve në Ballkan ka qenë një angazhim i suksesshëm i Shteteve të Bashkuara me investim të konsiderueshëm nga ju, Bashkimi Evropian dhe NATO për 20 vitet e fundit. Sidoqoftë, këto të arritura mund të njollosen shkaku i qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ndoshta nga Shtetet e Bashkuara – të gjitha në emrin tuaj”. Në fund të dokumentit, ky koalicion ka radhitur edhe disa rekomandime që konsideron se duhet pasur parasysh gjatë bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. – Nuk duhet të ngutemi – Duhet së pari të adresojmë tentimin e fundit që ishte për të marrë pushtetin e Qeverisë së Kosovës, para se të vazhdojmë me çfarëdo negociate me Serbinë – Asnjë marrëveshje nuk duhet të përfshijë shkëmbimin e territoreve dhe as territore me status special – Dëmshpërblimet ekonomike duhet të jenë pjesë e çfarëdo marrëveshje të paqes – Nuk duhet të ketë amnisti për personat që kanë kryer krime të pa imagjinuara – Liria e tregtisë dhe liria e lëvizjes – Rritja e prezencës së Shteteve të Bashkuara dhe trupave ushtarake të NATO-s në rajon do të ishte e mirëseardhur – Furnizimi me ujë për Kosovën nuk duhet penguar – Të gjitha institucionet fetare brenda Kosovës, të çfarëdo besimi, duhet të kenë transparencë për të gjitha fondet e mbledhura dhe t’i deklarojnë përmes llogarive publike – Kosova dhe Serbia duhet të marrin një plan të konsiderueshëm për investime afatgjate nga Shtetet e Bashkuara – Kosova dhe Serbia duhet të integrohen në trupin e Bashkimit Evropian nëse të dy palët plotësojnë kushtet. Në këtë aspekt, Serbia duhet të ndalojë të gjitha tentimet ndaj tërheqjeve të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe pengimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. – Çfarëdo marrëveshje e paqes e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të garantohet nga Këshilli i Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, NATO-s, por vetëm pasi që të ketë marrë pëlqimin e gjerë në të dy shtetet. Më poshtë mund ta lexoni dokumentin e plotë të shkruar në gjuhën angleze: klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024