Dialogu, Bislimi e Petkoviq në Bruksel, Sarrazin e Eigner në Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 04.04.2023 20:18 nga Besnik Tahiri 04.04.2023 20:18 Të martën në Bruksel nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, zhvilluan takim kryenegociatorët i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe i Serbisë, Petar Petkoviq. Lajçak, shkroi se thirri këtë rreth të bisedimeve për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit dhe “ çështjet urgjente aktuale “ Nga ana e tij shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre, tha të martën se takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se thelbësore sipas tij “ tani është bërja e listës së detyrimeve që shpejt duhet kryer”,deklaroi Zhiofre për televizionin publik serb, RTS. Ndërkohë zhvillime për dialogun pati edhe në Mitrovicë. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me atë austriak, Johannes Eigner, të martën takuan udhëheqësit e Listës Serbe. Subjekt politik që ka kryetar Goran Rakiq, njoftoi se kanë informuar mysafirët për nevojën që e quajnë urgjente për krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe, në pajtim me ujdinë e Brukselit. Se themelimi I AKS-së bashkë me zbatimin e ujdive mes dy shteteve është çelësi e tha edhe vetë Sarrazin, i cili bashkë Eigner të hënën takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë. Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan që propozimi evropian për marrëveshje bazë të mbetet i pandryshuar. Kurse më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u akordua aneksi I zbatimit të dokumentit. Dy dokumenteve u mungon nënshkrimi kjo pasi që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, refuzoi të vë firmën.