Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Di Marzio për Art Motion: Shumë klube italiane e duan Zhegrovën, Serie A është e duhura për të

NULL NULL
06.05.2025 18:21

Gazetari Arlind Sadiku ka siguruar një intervistë me ekspertin e transferimeve në ligën italiane, Gianluca DiMarzio

Ata e zhvilluan intervistën në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku folën edhe atmosferën para takimit të dytë të gjysmëfinales midis Interit dhe Barcelonës.

“Sigurisht [Edon] Zhegrova është lojtar që shumë klube italiane, Napoli sigurisht në janar provoi  ta transferojë, por klubi i tij nuk deshi ta shiste”, ka thënë Di Marzio për Art Motion.

“Por mendoj që situata mund të ndryshojë. Nuk e di nëse Napoli ose Roma do të provojë sërish sepse ai e meriton të luajë në një klub më të madh”.

“Mendoj që Serie A dhe liga jonë do të ishte hapi i duhur për karrierën e tij. Shpresoj të jetë Napoli sepse Napoli do të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe Zhegrova do të ishte transferimi i përsosur për ta”.

\

lajme të ngjashme