Di Maria e pranon: Isha afër kalimit në Barcelonë NULL NULL 08.02.2018 23:47 08.02.2018 23:47 Paris Saint-Germain's Argentinian forward Angel Di Maria celebrates after scoring a goal during the French League Cup round of sixteen football match between Sochaux (FCSM) and Paris Saint-Germain (PSG), on February 6, 2018 at the Auguste Bonal stadium in Sochaux. / AFP PHOTO / PATRICK HERTZOG Anësori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, ka pranuar se ka qenë shumë afër që të kalonte në Barcelonë verën që shkoi, pas kalimit të Neymar në drejtimin e kundërt. Klubi katalanas kishte shprehur gatishmërinë për të sjell një emër të madh si zëvendësim për brazilianin, por që kjo iu pamundësua. Di Maria sivjet ka shënuar në Francë nëntë gola, por që megjithatë ka mbetur nën hijen e treshes, Neymar, Cavani dhe Mbappe, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova. “Isha shumë afër që t’i bashkohem Barcelonës”. “Fatkeqësisht, ka gjëra në futboll të cilat e pamundësuan këtë”. Di Maria do të jetë sivjet me Argjentinën në Kupën e Botës për çka dhe ka mohuar se ka rënie të karakterit të skuadrës. “Kemi arritur tre finale, por që fati nuk ishte në anën tonë, jo për mungesë topash”. “Shakat dhe imitimet që iu janë bërë futbollistëve të kombëtare dhëmbin shumë, por që më ka ndihmuar psikologu”. “Në Kupën e Botës jemi në të njëjtin nivel me Gjermanisë dhe Spanjën për nga emri, por duhet ta dëshmojmë me lojën tonë këtë”. Përfundimisht ai ka bërë një krahasim mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Cristiano është futbollist i jashtëzakonshëm, por që të luajturit në të njëjtën epokë me Messi ia ka vështirësuar gjërat”. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar Messin, ai gjithmonë befason”. “Për çdo vit ai është më i miri dhe kjo është se pse Sampaoli më do mua pranë tij”.