Di Caprio dhe Inarritu triumfojnë në Golden Globes (VIDEO) NULL NULL 11.01.2016 13:13 11.01.2016 13:13 Filmi The Revenant ka triumfuar në ndarjen e Çmimeve Golden Globes, duke fituar në kategoritë Filmi më i mirë, Aktori më i mirë dhe Regjisori më i mirë, transmeton Klan Kosova. Fitues tjerë kanë qenë Brie Larson si aktorja më e mirë në dramë, Matt Damon është zgjedhur aktori më i mirë në komedi, kurse është shpërblyer edhe ylli i dikurshëm në “Rocky” dhe “Rambo”, Sylvester Stallone, për rol dytësor. Çmimet kryesore: Filmi më i mirë: The Revenant Komedia më e mirë: The Martian Aktorja më e mirë në dramë: Brie Larson – Room Aktori më i mirë në dramë: Leonardo DiCaprio – The Revenant Aktorja më e mirë në komedi: Jennifer Lawrence – Joy Aktori më i mirë në komedi: Matt Damon – The Martian Aktorja më e mirë në rol dytësor: Kate Winslet – Steve Jobs Aktori më i mirë në rol dytësor: Sylvester Stallone – Creed Regjisori më i mirë: Alejandro González Iñárritu – The Revenant Skenaristi më i mirë: Aaron Sorkin – Steve Jobs Kompozitori më i mirë: Ennio Morricone – The Hateful Eight Kënga më e mirë: Sam Smith & Jimmy Napes për Writing’s On The Wall (Spectre) Filmi më i mirë i animuar: Inside Out https://www.youtube.com/watch?v=wBJZWVuz07c https://www.youtube.com/watch?v=LB8yKBUtFCY https://www.youtube.com/watch?v=drMcGCTm55s