Gratë asambleiste të Prishtinës dhurojnë gjak NULL NULL 13.05.2015 12:00 13.05.2015 12:00 Me rastin e “Ditës së infermierisë”, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan një aksion vullnetar me moto “Dhuro gjak, shpëto jetë”. Gjithashtu, me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribut jetësor 14 infermiereve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të moshave mbi 70 vjet. Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një fjalë rasti foli për rëndësinë e profesionit të infermieres si dhe rolin dhe kontributin që ato kanë dhënë gjatë këtyre viteve. Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, i falënderoi infermieret për punën dhe shembullin që ato kanë dhënë për gjeneratat e reja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025