Dhurata e biletës së lotarisë nga babai i sjellë 4 milionë dollarë NULL NULL 03.04.2024 23:31 03.04.2024 23:31 Fituesi i lotarisë, Steven Richard Një burrë nga Rhode Island në ShBA tha se dhurata e një bilete gërvishtëse të lotarisë nga babai i tij, i solli atij çmim e parë prej 4 milionë dollarësh. Steven Richard nga Barrington u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusettsit se ai po hante mëngjes me të atin, kur i moshuari i dha atij një biletë gërvishtëse. Richard tregoi se ai e gërvishti biletën më vonë gjatë ditës dhe u trondit kur zbuloi se ishte fitues i 4 milionë dollarëve. Burri fatlum tha se duhej të skanonte biletën me aplikacionin e smartfonit Mass Lottery përpara se të mund të besonte plotësisht fatin e tij të mirë. Ai e telefonoi fillimisht bashkëshorten, më pas thirri babanë e tij për të ndarë lajmin për rezultatet e dhuratës. Fituesi tha se planifikon t’i përdorë disa nga paratë e tij të çmimit për të udhëtuar me gruan e tij.