Dhomat e kaltra NULL NULL 12.05.2015 08:34 12.05.2015 08:34 Dhoma e fjetjes duhet të ofrojë ambient relaksues. Por, shumë shpesh dhoma e fjejtes shndërrohet në vend ku mbizotëron teknologjia. Ekziston një trik i vogël për ta kthyer në një vend që ofron qetësi. Lyejeni me ngjyrë të kaltër. Ngjyra e kaltër ofron ndjenjën e qetësisë, paqes dhe relaksit si dhe krijon iluzionin e hapësirës më të madhe. Sipas hulumtimeve, nuancat e ngjyrës së kaltër gjithashtu është parë se ndikojnë në uljen e presionit të gjakut. Ekspertët e dizajnimit të enterierit të brendshëm, shtuan se përpos ngjyrosjes së dhomës me ngjyrë të kaltër, një detaj tjetër që promovon relaksin është edhe kombinimi me ngjyrë të bardhë. Ndërsa për më shumë ngrohtësi, ekspertët preferojnë kombinimin e ngjyrës së kaltër me ngjyrën e verdhë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.